SHËRBIMI ANTI-EKSPLOZIV

  • DSC_0015
  • DSC_0047
  • DSC_0061
  • DSC_0073
  • DSC_0102

Kompania ALSIG duke patur si synim kryesor të qënurit elitë në shërbimet e security, ofron së fundmi shërbimet antieksploziv duke krijuar Njësinë Antieksploziv e para në sistemin e shërbimeve private të sigurisë. Në këtë njësi bëjnë pjesë specialistët më të mirë të kësaj fushe ne Shqipëri të cilët kanë qenë drejtues dhe pjestarë të Njësisë Antieksploziv të Policisë së Shtetit me një eksperiencë të gjatë pune dhe të trajnuar në shtete të ndryshme si SH.B.A, Gjermani, Itali, Slloveni, Rumani Maqedoni etj.

Nga eksperienca botërore po shihet qartë se veprimtaria e terrorizmit në botë mbështetet kryesisht në veprimet me eksploziv. Është e natyrshme që kjo përvojë mund të pasqyrohet edhe në vendin tonë, siç edhe ka pasur fragmente të shkëptura. Nga statistikat e Policisë së Shtetit po shihet se vendosja e eksplozivave gjatë viteve të fundit ka ardhur gjithmonë e në rritje, duke patur një larmi përfshirjeje me tendencë prekjen gjithmonë e më tepër të biznesit . Kjo kryesisht për shkak të konkurencës por edhe problemeve me persona kriminalë, manjakë, psikopatë etj.

Nisur nga sa më sipër themi se është kthyer në domosdoshmëri krijimi i një shërbimi të tillë. Deri tani ky shërbim kryhet vetëm nga Policia e Shtetit.

Përse ky shërbim i ofruar është konkurues:

  • Ruhet privacia e veprimeve sidomos nga mediat, pasqyrimi i të cilave dëmton imazhin e klientit.
  • Vjen më shpejt se Policia e Shtetit.
  • Shërbim që mund të thirret në çdo moment dhe për çdo problem.
  • Kontraktohet si shërbim i përhershëm.
  • Nuk bllokohet vazhdimësia e veprimtarise sidomos nga objektet e dyshimta apo telefonatat kërcënuese.
  • Procedurat e investigimit të objektit të dyshimtë kryhen në një kohë shumë më të shpejtë.
  • Përcakton masa konkrete antieksploziv në përshtatje me objektin.
  • Bën trajnimin e personelit për masat dhe rregullat antieksploziv.

Gjithashtu ALSIG ofron:

  • Shërbim antieksploziv për aeroporte
  • Shërbim Antieksploziv për Banka
  • Shërbim Antieksploziv për Hotele
  • Shërbim Antieksploziv për Ambasada