Rreth nesh

You are here:

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Shoqëria Alsig është krijuar në vitin 2001 dhe gjatë gjithë kesaj kohe është përpjekur që të jetë në majën e shërbimit security, me moton, futjen e koncepteve të reja dhe rritjen e cilësisë së shërbimit. Alsig ofron një gamë të gjërë shërbimesh duke aplikuar në to konceptet dhe metodat bashkëkohore.

Në shërbimin e ruajtjes fizike të objekteve, Alsig ka futur për herë të parë metodën, që krahas ruajtjes fizike në objekt, aplikohen brënda kosotos së shërbimit, vendosja e kamerave dhe e sistemeve të ndryshme elektronike të ruajtjes.

Në vitin 2002 me ardhjen e Familjes Mbretërore. Alsig krijoi modelin e parë në Shqipëri të shërbimit privat të executive protection (bodugyard). Në këtë fushë Alsig është lider duke aplikuar një trajnim dhe një performancë profesionale të executive protection . Nuk është rastësi që grupi i eskortës së Kryeministrit të Kosovës, është trajnuar nga Alsig. Gjithashtu në kompaninë Alsig janë trajnuar edhe shtetas të huaj që aktualisht punojnë si executive protection në Afganistan.

Alsig ka krijuar një performancë të rrallë dhe të vetme në fushën e menaxhimit të hyrjes së tifozerisë në stadiumet e vendit. Ku përfshihen stradiumet e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Kavajës etj, në të cilat është realizuar një konceptim i ri i menaxhimit të hyrjes së tifozave , ku përfshihen, një sistemi ri i organizimit të forcave, vendosja e sistemit të kontrollit kamerave në hyrje, si dhe disiplinimi i lëvizjes së turmave me anë të instalimit të objekteve udhëzuese.

Alsig zotëron paketën kontrolluese të kompanisë “Trans-Security” e cila merret me transportimin dhe shoqërimin e vlerave, monetare e cila gjithashu ka një eksperiencë shumvjeçare shërbimi në këtë fushë. Alsig ka krijuar së fundmi njësinë Antieksploziv, dhe ate te Kundra Zjarrit në të cilën bëjnë pjesë një personel i zgjedhur nga më të mirët e Shqipërisë në këtë fushë, të trajnuar në vende të ndryshme të botës si Sh.B.A, Itali, Greqi, Gjermani, Slloveni etj dhe me një eksperiencë të gjatë pune. Me pajisjet dhe mjetet e duhura ku përfshihen edhe qentë antieksplozivë, kjo njësi është e para e këtij lloji në Shqipëri në shërbimin privat të sigurisë.

Alsig me iniciativën e vet dhe në bashkëpunim me COMPORT International ( PR company) dhe me Institutin Shqiptar për Marrëdhëniet me Publikun, ka organizuar studim, sondazh dhe seminarin me temën :”Siguria e Biznesit në Shqipëri” Alsig ka partneritet me kompani të fuqishme në arenën ndërkombëtare siç janë BRINK’S Incorporated një nga më të mëdhatë dhe më të vjetrat në botë në fushën e security me të cilën ka një kontratë për mbulimin në territorin kombëtarë të të gjitha objektivave të Brinksit në Shqipëri.

Gjithashu kompania jonë ka marrë ekskluzivitetin për krijimin e Qëndrës së IBA në Shqipëri. IBA është organizata më e madhe e bodyguardëve në botë.

Alsig ka një bashkëpunim me SAG Service një kompani italiane me shtrirje ndërkombëtare, për bashkëpunim reciprok në vendet respektive.

Nje sherbim i ri dhe i vetem ne sektorin privat te sigurise ne Shqiperi qe “ALSIG” e futi ne treg eshte edhe sherbimi Supervizimit/Auditimit te Sigurise ne kompanite e medha dhe strategjike. Eksperienca me Albanian Airlines dhe kompanite te tjera ne kete fushe ka rezultuar e frutshme dhe efikase.

Se fundmi ne saje te kontrates me COBRA AUTOMOTIVE TECHNOLOGIES, kompania Alsig fut per here te pare ne tregun shqiptar sherbimin e gjurmimit satelitor te vjedhjet se automjeteve me ane te sistemit GPS/GSM. Njekohesisht me kompanine TELTONKA eshte stabilizuar nje koperim ne lidhje me sherbimin GPS/GSM per gjurmimin satelitor te flotave te automjeteve.

HOCHIKI International, lideri boteror i sistemeve kundra zjarrit i besoi ALSIG-ut distribucionin zyrtar per pajisjet e veta ne Shqiperi. Me Hochiki International lista e partnereve nderkombetare te Alsig behet edhe me prestigjioze.

Kompania ALSIG posedon çertifikatën e standarteve ndërkombëtare të cilësisë ISO : 9001-2008, leshuar nga DNV International (Det Norske Veritas).

Certificate nr. 31537-2008-AQ-HRV-SINCERT

alsig_iso9001