Salla operative dhe grup i gatshem

  • 2 2
  • 1 1

Shoqëria ka ngritur të parën QENDER moderne OPERATIVE me sisteme elektrosinjalizuese të instaluara në objektet që përfitojnë shërbimet që bën të mundur kjo qendër.

    • Në rast të kërcënimeve të keqberësve mjafton shtypja e një butoni që në harkun e 3-6 minutave të vijë pranë jush Grupi i Gatshëm për t’ju dhënë asistencën dhe mbrojtjen e nevojshme, mjaft që ju t’i krijoni vetes mundësinë për të përfituar nga SHERBIMI KUNDER KERCENIMIT.
    • Në rastet kur ju nuk ndodheni në dyqanin apo në shtëpinë tuaj dhe keqbërës kërkojnë të vjedhin apo të bëjnë dëm në pronën tuaj, detektorët e instaluar të SHERBIMIT KUNDER VJEDHJES japin sinjal në Qendrën Operative dhe në një kohë rekord bëhet neutralizimi i rrezikut dhe mbrojtja e pasurisë.
    • Rreziku aq i shpeshtë nga zjarri, bëhet i mundur të evitohet me shpejtësi nëse përfitoniSHERBIMIN KUNDER ZJARRIT dhe instaloni në pronën tuaj pajisjet sinjalizuese. Qendra Operative bëhet automatikisht funksionale dhe grupi i gatshëm vjen me mjetet e tij për shmangien e dëmit dhe gjithashtu lajmërohet menjëherë Shërbimi i Zjarrëfikseve.

Për një shërbim të plotë shoqëria ka në dispozicion për personelin e saj mjetet adekuate të mbrojtjes, që përfshin armatim modern dhe zjarri, përdorimi i të cilave është tërësisht i efektshëm dhe i kontrolluar nga përgatitja e lartë teknike dhe psikologjike e stafit te “ALSIG”.