Transporti i vlerave monetare

Për të plotësuar gamën e shërbimeve të ruajtjes dhe të sigurisë, “Alsig” realizon në bashkëpunim të ngushtë me “Trans-Security”, një kompani pjesë e grupit “Alsig”, shoqërimin e vlerave monetare dhe sendeve të çmuara gjatë transportimit të tyre.

“Trans-Security” zotëron liçencë të kategorisë C të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Ministrinë e Rendit Publik. Shërbimi dhe ruajtja e vlerave monetare gjatë transportit, është një shërbim i drejtuar kryesisht ndaj institucioneve bankare dhe financiare dhe konsiston në :

  • Analizën e lëvizjes dhe vlerësimin e shkallës së rrezikut
  • Organizmin e shërbimit të transportit me mjete të blinduara
  • Organizmin e shërbimit të grupit të shoqërimit

Cilësia e shërbimit garantohet nga mjetet e blinduara të transportit, të cilat janë në parametrat e kërkuar teknikë, dhe nga përgatitja e eskortës së shoqërimit, e cila është e aftë profesionalisht për të përballuar të gjitha situatat e mundshme të papritura.

Eskorta e shoqërimit është e pajisur me mjetet e nevojshme të mbrojtjes dhe të neutralizimit të kërcënimeve potenciale si dhe me sistemin e radiondërlidhjes për të komunikuar me Qëndrën Operative dhe për të marrë në çdo moment ndihmën e nevojshme nga Grupi i Gatshëm I kompanisë “Alsig”.