Trainimi

You are here:

  • DSC_0062 DSC_0062
  • DSC_0087 DSC_0087
  • Picture7 Picture7
  • Picture8 Picture8
  • Picture9 Picture9
  • Picture10 Picture10
  • Picture11 Picture11
  • Picture12 Picture12
  • Picture13 Picture13
  • Picture14 Picture14
  • Picture15 Picture15
  • Picture16 Picture16

Në aktivitetin e kompanisë “Alsig” një rëndësi dhe vëmendje të madhe i kushtohet trajnimit të personelit. Trajnimi i tyre bëhet duke u mbështetur në programet bashkëkohore të vendeve më të zhvilluara në këtë drejtim dhe duke u mbështetur në eksperiencën e specialistëve të kompanisë sonë. Një nga kriteret bazë të trajnimit është që stërvitja t’i afrohet sa më shumë kushteve reale dhe situatave që mund të vijnë.

   

Përgatitja teorike

Personeli përgatitet duke u njohur teorikisht me tërësinë e elementeve të punës së tij. Qartësimi i personelit nga ana teorike bën të mundur kryerjen e veprimeve praktike me vetëdije të plotë. Pjesë e përgatitjes teorike është edhe njohja me legjislacionin në fuqi.

Përgatitja psikologjike

Përgatitja psikologjike është domosdoshmëri bazë për përgatitjen e personelit të ruajtjes dhe kjo arrihet duke kryer trajnim në kushte ekstreme të veprimtarisë. Kjo bën të mundur që personeli, sidomos ai i mbrojtjes ekzekutive të personaliteteve të jetë në gjëndje të përballojë të gjitha llojet e situatave që mund të paraqiten. Për këtë praktikohen ushtrime dhe stërvitje të standarteve më të larta dhe bashkëkohore.

Taktikë shoqërimi

Specialistët e mbrojtjes ekzekutive ushtrohen në taktika shoqërimi e cila hyn në elemenët kryesore të përgatitjes së tyre. Me anën e taktikës së formacioneve të shoqërimit, ulet në maksimum mundësia e sulmit ndaj personave VIP. Trajnimi i specialistit të mbrojtjes ekzekutive konsiston në:

  • Formacionet
  • Mbrojtja e Vip-it
  • Reagimi dhe evakuimi
  • Ushtrime me makina (evasive driving)

Taktikë e operacioneve speciale

Një nga aspektet e stërvitjes është edhe stërvitja mbi taktikat e operacioneve speciale e cila konsiston në:

  • Mënyrat e luftimit në banesa
  • Mënyrat e afrimit në objekt
  • Mënyrat e hyrjes në objekt
  • Lëvizja në korridore dhe shkallë
  • Pastrimi i dhomave
  • Veprimet e çlirimit të pengjeve në banesë

Përgatitja për qitje

Koncepti kryesor për përgatitjen për qitje është që specialistët e mbrotjes ekzekutive të jenë në gjëndje të kunderveprojnë ndaj agresorit në kohën më të shpejtë dhe në mënyrën më të saktë. Për këtë realizohet:

  • Qitje me mbrojtje Vip-it
  • Qitje në lëvizje vertikale
  • Qitje me evakuim
  • Qitje nga makinat

Vetëmbrojtja

Përgatija dhe trajnimet për vetëmbrotje shërbejnë kryesisht për të neutralizuar sulmet në afërsi ndaj personi VIP. Një pjesë e mirë e personelit janë sportistë të dalluar dhe kampionë në sporte, arte marciale etj.

Trainimi për masat Anti eksploziv

Personeli i kompanisë “Alsig” por edhe stafe të objekteve që janë nën përgjegjësinë tonë, trajnohen për njohjen e eksplozivëve, formave dhe metodave preventive për kontrollin dhe zbulimin e tyre, të vendosura në ndërtesa, zyra objekte të palëvizshme dhe të lëvizshme Ky trajnim organizohet nga specialstët më të aftë të vendit të cilët janë pjesë e stafit të “Alsig”.

Trainimi për alpinizëm

Përgatitja alpinistike nuk konsiderohet nga kompania jonë thjesht si një sport, por si një mundësi tjetër për përgatitje fizike dhe avakuim të personaliteteve në kushte të vështira. Specialistët e mbrojtjes ekzekutive mësojnë lidhjet personale dhe kolektive për ngjitjen, zbritjen dhe kalimin e pengesave të ndryshme.

Ndihma e Parë

Dhënia e ndihmës së parë është një nga elementët më të domosdoshëm të përgatitjes së stafit të mbrojtjes së kompanisë “Alsig”. Personeli trajnohet për dhënie të ndihmës së parë në raste të fiktit, frakturave të ndryshme, hemoragjie nga plagët etj.