Alsig ka krijuar një performancë të shkëlqyer në fushën e menaxhimit të sigurisë në spektakle, show, koncerte apo aktivitete të ndryshme kulturore në ambjente të mbyllura apo të hapura, që zhvillohen në Shqipëri. Ky shërbim realizohet me angazhimin e stafit profesionist bodyguard (mbrojtjes ekzekutive) të kompanisë sonë.
Në të përfshihen:
- Analizë faktike e sigurisë fizike të objekteve të mbyllura apo të hapura në të cilat zhvillohen aktivetet kulturore dhe zbavitëse dhe përcaktimi i masave të sigurisë.
- Një sistem bashkëkohor i mbrojtjes ekzekutive të VIP-ave.
- Vendosja e sistemit të kontrollit kamerave në hyrje të objekteve.
- Disiplinimi i lëvizjes së turmave me anë të instalimit të objekteve metalikë udhëzues në rastet kur paraqitet nevoja.
- Monitorimi dhe regjistrimi me sistem NVR të procesit të kontrollit të biletave të eventeve dhe të situatës së sigurisë.