Koncepti ynë për ruajtjen e objekteve është implementimi në maksimum i teknologjisë. Kjo bën të mundur shmangien e gabimeve njerëzore dhe rrit shumë sigurinë.
Ruajtja e një objekti ndërtohet në formë rrethore me disa breza.
Brezi i parë janë kamerat perimetrike të cilat bëjnë të mundur dedektimin e rrezikut në distancë
Në brendësi të objektit ndërtohen edhe breza të tjerë sigurie me sistemin e alarmit të brendshëm. (Dyer,dritare,shkallë,kate,zyra etj).
Elementë të tjerë të ruajtjes së objektit janë:
Altoparlanti: Me anë të të cilit operatori bën thirrje dekurajuese në raste të ndërhyrjeve të paautorizuara.
Akses kontrolli: Minimizon hyrjet e paautorizuara
Pengesa te ndryshme fizike për të ngadalësuar hyrjet e paautorizuara.
Çdo objekt ka Rregulloren e Brendshme të sigurisë ku janë përcaktuar të gjitha proçedurat për zgjidhjen e situatave të ndryshme.
Rojet janë të mirëtrajnuar për zbatimin e proçedurave.
Të gjitha këto element janë integruar ne Sallën Operative dhe ndiqen live 24/7.
Menaxhimi i çdo situate sigurie bëhet nga operatorët e Sallës Operative, Grupi i Gatshëm dhe rojet e objektit bazuar në proçedura profesionale standarte.
Partnerët tanë
Ne punojmë me më të mirët
Partnerët tanë janë një pjesë kyçe e suksesit tonë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të nivelit më të lartë për klientët tanë.
Ne bashkëpunojmë ngushtë me liderët e industrisë së sigurisë dhe teknologjisë për të siguruar zgjidhje të personalizuara dhe inovative që përmbushin nevojat specifike të çdo klienti.