Menaxhimi i sigurise ne qendra tregtare






Qendrat Tregtare dhe Marketet :
Mundësia e një shumëllojshmërie teknologjie.
- Aplikimi i sistemit të kamerave perimetrike duke hequr vija dhe zona përgjatë perimetrit të objektit, prekja e të cilave shkakton menjëherë alarm.
- Sistem alarmi i brendshëm te njësitë më të rëndësishme të qendrës tregtare (Zyra, magazine, depo, financa )
- Buton Paniku. Njësitë e qendres tregtare pajisen me buton paniku. Ky buton do të shërbejë në rast se brenda dyqanit ose njësisë së shërbimit do të ketë një incident.
- Vendosja e kamerave që dedektojnë persona te maskuar. Këto kamera vendosen në hyrjet e qendrës tregtare. Në rast se persona të maskuar tentojnë të hyjnë brenda Qendrës, ato sinjalizojnë menjëherë sallen operative e cila dërgon personelin e sigurisë.
- Vendosja e kamerave Face Control: Me anë të këtyre kamerave behet e mundur krijimi i data-base të personave të padëshiruar në qendren tregtare. Në rast se një person i cili është në data-base, hyn në qendrën tregtare, kamera sinjalizon menjëherë sallën operative e cila asiston me personelin e sigurisë.
- Altoparlanti: Vendoset në brendësi dhe jashtë objektit. Në rast se dikush tenton të hyjë në objekt i pa autorizuar, kryesisht gjatë natës, operatori i sallës mund t’i flasë nëpërmjet altoparlantit duke i bërë thirrje dekurajuese për ta larguar. Gjithashtu altoparlanti mund të shërbejë dhe për te sinjalizuar dhe orientuar njerëzit në raste zjarri ose kur ka kercënime të mëdha.
Partnerët tanë
Ne punojmë me më të mirët
Partnerët tanë janë një pjesë kyçe e suksesit tonë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të nivelit më të lartë për klientët tanë.
Ne bashkëpunojmë ngushtë me liderët e industrisë së sigurisë dhe teknologjisë për të siguruar zgjidhje të personalizuara dhe inovative që përmbushin nevojat specifike të çdo klienti.
