Skip to content Skip to footer

"Besoni në përvojën tonë për një siguri të besueshme dhe pa kompromis."

Shoqëria Alsig është krijuar në vitin 2001 dhe gjatë gjithë kesaj kohe është përpjekur që të jetë në majën e shërbimit security, me moton, futjen e koncepteve të reja dhe rritjen e cilësisë së shërbimit. Alsig ofron një gamë të gjërë shërbimesh duke aplikuar në to konceptet dhe metodat bashkëkohore.

Në shërbimin e ruajtjes fizike të objekteve, Alsig ka futur për herë të parë metodën, që krahas ruajtjes fizike në objekt, aplikohen brënda kostos së shërbimit, vendosja e kamerave dhe e sistemeve të ndryshme elektronike të ruajtjes.

Në vitin 2002 me ardhjen e Familjes Mbretërore Shqiptare. Alsig krijoi modelin e parë në Shqipëri të shërbimit privat të executive protection (bodugyard). Në këtë fushë Alsig është lider duke aplikuar një trajnim dhe një performancë profesionale të executive protection . Nuk është rastësi që grupi i eskortës së Kryeministrit të Kosovës, është trajnuar nga Alsig. Gjithashtu në kompaninë Alsig janë trajnuar edhe shtetas të huaj që aktualisht punojnë si executive protection në Afganistan dhe vende te tjera.

Alsig ka krijuar një performancë të rrallë dhe të vetme në fushën e menaxhimit të hyrjes së tifozerisë në stadiumet e vendit. Ku përfshihen stradiumet e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Kavajës etj, në të cilat është realizuar një konceptim i ri i menaxhimit të hyrjes së tifozave , ku përfshihen, një sistemi ri i organizimit të forcave, vendosja e sistemit të kontrollit kamerave në hyrje, si dhe disiplinimi i lëvizjes së turmave me anë të instalimit të objekteve udhëzuese.