Skip to content Skip to footer

Menaxhimi i sigurisë për spektakle, evente, show, koncerte

Alsig ka krijuar një performancë të shkëlqyer në fushën e menaxhimit të sigurisë në spektakle, show, koncerte apo aktivitete të ndryshme kulturore në ambjente të mbyllura apo të hapura, që zhvillohen në Shqipëri. Ky shërbim realizohet me angazhimin e stafit profesionist bodyguard (mbrojtjes ekzekutive) të kompanisë sonë.

Në të përfshihen:

    • Analizë faktike e sigurisë fizike të objekteve të mbyllura apo të hapura në të cilat zhvillohen aktivetet kulturore dhe zbavitëse dhe përcaktimi i masave të sigurisë.
    • Një sistem bashkëkohor i mbrojtjes ekzekutive të VIP-ave.
    • Vendosja e sistemit të kontrollit kamerave në hyrje të objekteve.
    • Disiplinimi i lëvizjes së turmave me anë të instalimit të objekteve metalikë udhëzues në rastet kur paraqitet nevoja.
    • Monitorimi dhe regjistrimi me sistem NVR të procesit të kontrollit të biletave të eventeve dhe të situatës së sigurisë.
Partnerët tanë

Ne punojmë me më të mirët

Partnerët tanë janë një pjesë kyçe e suksesit tonë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve të nivelit më të lartë për klientët tanë.

Ne bashkëpunojmë ngushtë me liderët e industrisë së sigurisë dhe teknologjisë për të siguruar zgjidhje të personalizuara dhe inovative që përmbushin nevojat specifike të çdo klienti.