Skip to content Skip to footer

Business Solution

Nje nga konceptet kryesore të Alsig është implementimi i teknologjisë së avacuar për sigurinë

Përdorimi i saj bën të mundur:

Rritjen e nivelit te sigurisë: Personeli njerëzor është shumë i kufizuar për shkak të arsyeve te ndryshme në drejtim të vëzhgimit dhe dedektimit të incidenteve

Teknologjia e avancuar: Eleminon problemet nga disavantazhet e personelit duke rritur preçizionin  dhe efikasitetin në kohë dhe hapësirë.

Rrit produktivitetin e punës: Implementimi i teknologjisë së avancuar bën te mundur njoftimin në kohë reale të problemeve dhe jep avantazh për të reaguar në mënyrë më të shpejtë të mundshme.

Ulja e kostove: Aplikimi i këtij niveli teknologjie, redukton numrin e personelit në mënyrë drastike, duke ulur kostot dhe rritur efekasitetin

Bizneset ne te cilat implementohet kjo teknologji:

Kantiere Ndertimi: Ruajtjen e perimetrit te kantierit me kamera perimetrike. Vendosjen e altoparlanteve ne rast te cenimit te objektit ne raste te shkeljes se perimetrit te sigurise. Vendosjen e  sistemeve alarmi te brendshem ne magazinat dhe kapanonet si dhe ne pikat me sensitive te objektit. Te gjitha keto monitorohen live brenda nje sistemi te integruar sigurie nga salla operative 24/7. Menaxhimi i hyrje-daljeve në kantier. Ndjekja live e punëve dhe problemeve që mund të dalin në distancë nga drejtuesit e kantierit.

Menaxhimi i parkimeve: Menaxhimin e hyrje daljeve të automjeteve, identifikimin e makinave nëpërmjet targave, raporte ditore javore mujore për hyrje daljen e automjeteve. Pasqyrimi i vendeve të lira dhe të zëna të parkimeve.

Magazinat dhe Fabrika: Aplikimi i teknologjisë me kamera perimetrike me sistem alarmi. Sisteme alarmi të brendëshme. Altoparlant për dekurajimin e shkelësve të perimetrit të sigurisë dhe akses kontrolle te personalizuara sipas nevojës. Menaxhimin e hyrje daljeve të automjeteve dhe kamionave nëpërmjet sistemit  të kamerave permes njohjes se targave. Lajmerime per kamionat dhe informacione mbi funksionet dhe vendosjen e tyre. Sistem Menaxhimi për ngarkimin dhe shkarkimin e kamionave  si dhe raporte per hyrje-dalje. Raportet personaliziohen sipas kerkese, mbi baze ditore, javore dhe mujore.

Shkolla: Aplikimi i teknologjisë me kamera perimetrike me sistem alarmi. Sisteme alarmi të brendëshme. Altoparlant për dekurajimin e shkelësve të perimetrit të sigurisë dhe akses kontrolle te personalizuara sipas nevojës së sigurise. Të gjitha këto monitorohen live nga salla operative 24/7

  • Sisteme për kontrollin dhe pjesmarrjen e nxënësve në shkolle.
  • Sistemi inteligjent I njoftimit të prindërve të vendodhjës së fëmijve gjatë udhëtimit me autobuzin e shkollës në shkuarje dhe kthim.
  • Sistemi inteligjent I monitorimit per shofërin e autobuzit të shkollës për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Qendrat Tregtare dhe Marketet : Mundesia e një shumëllojshmërie teknologjie.

  • Aplikimi I sistemit të kamerave perimetrike duke hequr vija dhe zona përgjatë perimetrit të objektit, prekja e të cilave shkakton menjëherë alarm.
  • Sistem alarmi I brendshëm te njësit më të rëndësishme të qendrës tregtare (Zyra, magazine, depo, financa )
  • Buton Paniku. Njësit e qendres tregtare paisen me buton paniku. Ky buton do të shërbej në rast se Brenda dyqanit ose njësis së shërbimit do të ketë një incident.
  • Vendosja e kamerave që dedektojnë persona te maskuar. Këto kamera vendosen në hyrjet e qendrës tregtare. Në rast se persona të maskuar tentojnë të hynë brenda Qendrës ato sinjalizojnq menjëherë sallen operative e cila dërgon personelin e sigurisë.
  • Vendosja e kamerave face control: Me anë të këtyre kamerave behet e mundur krijimi I data-base të personave të padëshiruar në qendren tregtare.Në rast se një person i cili është në data-base, hyn nq qendrën tregtare kamera sinjalion menjëherë sallën operative e cila asiston me personelin e sigurisë.
  • Altoparlanti: Vendoset në brendësi dhe jashtë objektit. Në rast se dikush tenton të hyjë në objekt I pa autorizuar, kryesisht gjatë natës, operatori I sallës mund ti flasi nëpërmjet altoparlantit duke I bërë thirrje dekurajuese për ta larguar. Gjithashtu altoparlanti mund të shërbejë dhe për te sinjalizuar dhe orientuar njerëzit në raste zjarri ose kur ka kercënime të mëdha.
  • Statistika e dyqaneve: Në hyrje te dyqaneve ose marketeve vendosen kamera të cilat arrijnë të na sjellin një statistik të personave që kan frekuentuar marketin ose dyqanet. Gjithashtu një statistic te grupmoshave dhe gjinisë.
  • Menaxhimin e rradhës të kasës: Kamera vendosen sipër kasave dhe arrin të menaxhojë rradhën e klientave. Në raste kur rradha është e madhe vet kamera dërgon nje sinjal te menaxheri I cili mund të dërgojë dikë te kasa.
  • Menaxhimi I punonjësve: Këto kamera tregojnë kohën kur është piku I klientave në dyqan ose markete. Pronari ose menaxheri I dyqanit mund te analizoje fluksin dhe te shperndaje ngarkesen e punes.